Covid-19, valën më të rëndë e shënojë gjatë Nëntorit dhe Dhjetorit të 2020, si dhe në tre muajit e parë të 2021. 

Ku jo vetëm të infektuarit, por edhe të shtruarit në spitalet Covid, si dhe humbjet e jetës kanë shënuar shifra rekord. Gjatë këtyre 22 muajve pandemi familjet shqiptare përjetuan jo vetëm frikë dhe stres por shumë humbën dhe të dashurit e tyre. Bilanci i viktimave nga Covid-19 në periudhën Nëntor 2020-Mars 2021 ishte i tragjik, ndërkohë që në total nga koronavirusi në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 3215 persona. Por fatmirësisht Dhjetori i 2021 është më i lehtësuar se Dhjetori i 2020.

Të infektuarit aktivë në vend aktualisht janë 76% më pak. Pasi nga 23 mijë raste aktive që ishin një vit më parë jemi në nivelin e 5500 të infektuarve aktivë në mbarë vendin. Por indikatorë shumë domethënës janë edhe shtrime në spitalet Covid dhe viktimat. Numri i pacientëve të shtruar ka rënë me 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Sepse nga 280 të shtuar aktualisht janë rreth 90 pacientë. Po ashtu me të njëjtën ulje janë edhe viktimat nga Covid.

Dibra, Gjirokastra dhe Vlora janë qarqet e vetme që nuk kanë asnjë të shtruar në spitalet Covid. Tirana ka numrin më të madh të të shtruarve në spital, pasi janë 30 pacientë. Por në krahasim me numrin e të infektuarve aktivë, mbi 2500 raste, të shtuar janë vetëm 1.1% e tyre. Kukësi ka numrin të të lartë të të shtuarve në krahasim me rastet aktive, pasi nga 79 të infektuar 5 i ka të shtruar.

Klan News