Një 68-vjeçar tentoi të vriste gruan e tij në Vaun e Dejës. Sipas asaj që njoftoi policia e gjithë ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie. Autori u vu në pranga.

Mësohet se ai qëlloi dy herë me çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë. Më pas e goditi me grushta në fytyrë dhe e ka dëmtuar me xham në pjesën e qafës dhe shpatullës.

“61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Uniformat blu njoftuan se sekuestruan çiften, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu./tvklan.al