Në Itali po fillon të ulet numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 683 të vdekur.

Numri total i viktimave është 7503. Që prej fillimit të pandemisë, numri i personave të infektuar me koronavirusin COVID-19 në Itali është 74.386.

Megjithatë, ngushëllues edhe numri i pacientëve që janë shëruar nga kjo sëmundje.

Brenda një dite u shëruan 1036 qytetarë, ndërsa numri në total i pacientëve të shëruar është 9362. Italia është shteti i parë në Europë për nga numri i viktimave dhe personave të infektuar. /tvklan.al