685 drejtues dhe specialistë të administratës publike janë larguar nga detyra nga Tetori i 2017 deri me sot pas denoncimeve nga qytetaret për abuzime me detyrën në platformën e bashkëqeverisjes.

Në takimin e përjavshëm me kordinatorët e kësaj platforme Kryeministri thotë se kjo është një shifër domethënëse, që portali nuk është propagande siç është cilësuar nga disa media. E këtu gjen shkak që të sulmojë sërish ato.

Ilaçin për ato media, që sipas kryeministrit nuk thonë të vërtetën, ia sugjerojnë simpatizantët, të cilët më shumë sesa për këtë çështje janë të shqetësuar për tjetër gjë.

Suksesin e portalit e lidh edhe me faktin se tashmë qeveris i vetëm, e pa ish –aleatët që i quan njerëzit  e tepsisë. Por në bashkëbisedimin me qytetaret kryeministri pranon se faji nuk është gjithnjë përtej qeverisë së tij.

Kryeministri u beri apel qytetareve te vazhdojnë denoncimet për rastet e abuzimit me detyrën apo korrupsionin në administratë.

Tv Klan