686 milionë Euro jashtë Champions



686 milionë Euro jashtë Champions

21:20 16/12/2020

Formacioni më i shtrenjtë i eliminuar nga gara

Në fazën e të 16-ave të champions League skuadra të mëdha evropiane nuk mundën të arrinin kualifikimin. Manchester United, Inter apo Ajax, edhe pse të mbushur me emra dhe lojtarë që vlejnë shumë, në ndeshjet e fundit u dorëzuan, duke mos ia dalë dot. Djajtë e Kuq dhe Ajax të paktën kaluan në Europa League, ndërsa zikaltrit mbetën jashtë Evropës.

Gazeta prestigjioze spanjolle “AS” ka formuar formacionin më të shtrenjtë të futbollistëve që u eliminuan nga Champions League. Spikasin futbollistë pikërisht nga këto e skuadra. Inter dominon me 5 lojtarë. De Vrij, Bastoni, Hakim, Martinez dhe Lukaku përbëjnë gati gjysmën e këtij formacioni.

Më pas vjen Manchester United me 4 lojtarë: Maguire, Pogba, Bruno Fernandes dhe Rashford. Plotëson Ajax dhe Rennes me nga 1 futbollist.

Lojtari më i kushtueshëm i mbetur jashtë Champions League është Romelu Lukaku me 85 milionë euro, ndërsa më pak i kushtueshmi është portieri i Ajax, Onana, me 36 milionë euro. Në total formacioni ideal më i shtrenjtë që u eliminua nga Champions League kushton 686 milionë euro. Si do ta justifikojnë këta lojtarë vlerën e tyre. Tashmë pritet paraqitja në kampionatet përkatëse.

Tv Klan







Të ngjashme