Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vendosir 690 gjoba me vlerë 30 mijë Lekë të vjetra secila për mosmbajtjen e maskës në kuadër të masave anti-covid.

Nga këta, 523 ishte këmbësorë rrugë, kurse 167 të tjerë pasagjerë që nuk mbanin maskë në automjetet private dhe urbën.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 10 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur kartën ID, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. /tvklan.al