

7 arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kafja
Do e anashkalonit kafen tuaj të mëngjesit për një gotë çaji jeshil?
Nga frymëmarrja e gojës e freskët deri tek lëkura e pastër, ekspertët zbulojnë 7 arsye për zëvendësimin.
Kur vjen puna për të përmirësuar shëndetin nëpërmjet dietave ushqimore, çaji matça është pija e momentit. Ai ka filluar të bëhet gota e domosdoshme për mëngjesin e shëndetshëm të vipave dhe dietologëve. Dhe për arsye të goxha të mira. Çaji jeshil dhe çaji matça në veçanti është provuar se ka përfitime shëndetësore që i tejkalojnë ato të çajit të zakonshëm apo kafesë. Gazetarja e shëndetit Ana Maxhi shpjegon pse duhet ta zgjedhim atë për një mëngjes të shëndetshëm.
antioksidant
), të cilat janë më të bollshmet në llojin e epigallotekinëve. Është gjetur se kanë aktivitet anti-inflamator, cilësi anti-plakje dhe anti-kancer përmes të tjerave. Megjithëse çaji i zakonshëm jeshil përmban substance antioksidante, kërkimet kanë zbuluar se çaji jeshil përmban sasi të mëdha katekinësh në veçanti. Ndiheni të stresuar? Zëvendësoni kafen me çajin jeshil Shumë njerëz e kanë jetën të mbushur me stres. Kur ndihemi të lodhur ose të tharë shpesh si rezultat i vetë stresit, ne kërkojmë kafe t’i japim vetes tonë më shumë energji. Por dozat e larta të kafeinës dhe substanca të tjera stimuluese të gjetura tek kafja, në fakt mund t’i shkaktojnë trupit tonë të prodhojë më shumë hormone stresi, duke rritur përgjigjen ndaj stresit. Çaji jeshil përmban kafeinë, por më pak se kafja. Të ruajmë fuqinë e kockave Çaji jeshil mund të ketë shumë përfitime dhe për fortësinë e kockave tona gjithashtu. Megjithëse studimet tregojnë se dhe çaji jeshil dhe ai i zi mund të jenë mbështetës, më shumë studime kanë treguar përfitimet e çajit jeshil. Pra të pish çaj jeshil dhe matça është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer, për këdo që do të ndërtojë fuqinë e kockave të tij ose të parandalojë humbjen e tyre. Ky është kryesisht shqetësim për gratë pas menopauzës, të cilat duhet të mbrojnë veten nga osteoporoza. Çaji jeshil mund të jetë gjithashtu i dobishëm nëse doni të shpejtoni procesin e një kocke të thyer. Reduktimi i plakjes së lëkurës Nëse s’jeni bindur akoma, të pish çaj jeshil mund të jetë gjithashtu një përfitim për lëkurën tonë, duke përfshirë plakjen e lëkurës dhe përmirësimin e kushteve të saj. Substancat aktive në çajin jeshil depërtojnë në lëkurë dhe sigurojnë mbrojtjen ndaj efekteve dëmtuese të dritës së diellit. Gratë që pinë çajin jeshil kanë gjithashtu përmirësime në elasticitetin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes dhe rrjepjen e saj. Duhet të jemi organikë? Është gjithashtu dhe një faktor tjetër që duhet të marrim parasysh kur zgjedhim një çaj: përfitimet e të qenit organik. Gjëja e rëndësishme këtu nuk është ajo që të jep çaji organik, por ajo që nuk të jep: nivelet e mëdha të pesticideve të dëmshme. Pavarësisht përfitimeve, çaji jo-organik ju shkakton juve dhe fëmijëve tuaj më shumë dëme sesa të mira. Mund të jeni të sigurt se merrni më shumë përfitime nga çaji jeshil nëse është organik. Dhe për më tepër çaji organik është përfitim për mjedisin, për jetët e atyre që e rrisin dhe e prodhojnë atë./tvklan.al