Do ruhen me polici, teste të shpejtë anti-Covid

Në qytetin studenti gjithçka është gati për akomodimin e  shtetasve afganë që do të vendosen në godinën 11 dhe 12. Kapaciteti i kësaj godine është për 450 persona. Brenda ambienteve të godinës, në një dhomë mund të vendoset një familje.

Në total, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ministrinë e jashtme kanë caktuar 7 godina që do të vendosen në dispozicion të shtetasve afganë. 7 godinat janë, 11-12, 7-8, 24-25 dhe 14.

“Janë caktuar 7 godina  në Qytet Studenti, këto janë vetëm dy godina që do presin 350 afganët si fillim. Por në të 7 strukturat ka një kapacitet shtretërish prej 1200. Dhomat janë të konsideruara që mund të kenë mundësinë e vendosjen së një fëmije, por në disa raste do të kemi përzgjedhje e atyre që do të vinë”.

Një ekip shëndetësor do të kryejë testet e shpejta anti-Covid, për shtetasit që do të strehohen në godinë.

“Të gjithë personat që do akomodohen do të bëjnë një test të shpejtë Covid”.

Godinat do të ruhet nga efektivë të policisë.

Shtetasit afganë do të qëndrojnë për një periudhë dyjavore në qytetin studenti dhe më pas do të zhvendosen në strukturat akomoduese në Durrës, për t’u vendosur përfundimisht në Lezhë deri sa të zhvendosen në SHBA.

Tv Klan