786 raste të reja, situata në spitale mbetet normale

Mbeten të larta shifrat e Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. 3 qytetarë nga Tirana, 2 nga Fieri, 1 nga Kuçova dhe 1 nga Kruja, të moshave 53-83 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.

Ka shkuar në 1310 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë edhe rastet e infektimeve janë të larta. 786 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar ditën e fundit, nga 3 513 testime të kryera. Vetëm në Tiranë janë 291 raste, më pas sa i përket infektimeve të reja vjen Vlora, Elbasani dhe Durrësi.

Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 271 pacientë, 19 janë në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar.

Në vendin tonë janë 27 747 raste aktive me Covid ku rreth 15 600 vetëm në Tiranë. Në ditët e fundit vihet re një përhapje më e gjerë e Covid-19 me shifra që janë në rritje.

Tv Klan