7 viktima dhe 474 raste të reja me Covid



7 viktima dhe 474 raste të reja me Covid

16:34 17/01/2021

Tirana mbetet vatra kryesore e infeksionit

Koronavirusi u mori jetën edhe 7 qytetarëve të tjerë duke e çuar në 1277 numrin e viktimave në Shqipëri, që prej nisjes së pandemisë. 3 prej qytetarëve ishin nga Tirana, ndërsa nga 1 patën Vlora, Lushnja, Gjirokastra dhe Shkodra. Më i riu prej tyre ishte 65 vjeç.

Numri i infektimeve ditore është ulur, e po ashtu numri i testimeve. Në 24 orët e fundit rezultojnë 474 me Sars-Cov 2, 107 persona më pak se një ditë më parë, nga 2521 testime të kryera. Vatra më e nxehtë vijon të jetë kryeqyteti me 167 raste, e ndjekur nga Vlora me 39, Durrësi 35 raste dhe Lushnja me 29 raste.

Numri i personave që kanë nevojë për hospitalizim ka shënuar serish rritje. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar. Fatmirësisht, në 24 orët e fundit u shëruan 363 qytetarë, duke e çuar total 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan







Të ngjashme