Me mijëra njerëz në botë janë të rrezikuar nga diabeti i padiagnostikuar i tipit 2. 6 në 10 persona me këtë sëmundje potencialisht të rrezikshme për jetën nuk shfaqin simptoma. Kjo sepse pjesa më e madhe e shenjave paralajmëruese, jo domosdoshmërisht japin shqetësime.

Diabeti i tipit 2 është ndryshe nga tipi 1, që ndodh kur pankreasi i një personi nuk prodhon fare insulinë. Megjithatë, nëse keni diabet të tipit 2, insulina që prodhon pankreasi, ose nuk funksionon në mënyrë efektive, pse pankreasi nuk prodhon aq sa duhet.

Është një gjendje serioze, që mund të zhbëhet nëpërmjet një diete dhe stili jetese të shëndetshme, por lidhet me komplikacione serioze, përfshirë dëmtim të zemrës, syve, këmbëve dhe veshkave. Por me trajtimin dhe kujdesin e duhur, njerëzit që vuajnë nga diabeti mund të bëjnë një jetë të shëndetshme.

Më poshtë po ju sjellim disa prej shenjave kryesore që duhet të keni parasysh.

Urinim i shpeshtë: Nëse shkoni më shpesh sa duhet në tualet, kjo është një shenjë e zakonshme e diabetit. Ndodh sepse pas një periudhe të gjatë, pankreasi, që prodhon insulinën, lodhet dhe nuk mund të prodhojë më mjaftueshëm insulinë. Kjo bën që nivele të larta të sheqerit në gjak të kalojnë në urinë, e cila përpiqet ta nxjerrë nga gjaku.

Të pasurit etje gjatë gjithë kohës: Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të çojë në dehidratim. Diabeti mund të parandalojë gjithashtu trupin që të thithë ujë, duke krijuar një cikël vicioz nëse gjendja nuk menaxhohet siç duhet.

Gjendje lodhjeje dhe përgjumje: Shumë njerëz me diabet e përshkruajnë veten të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës. Dy prej arsyeve më të zakonshme për lodhjen apo përgjumjen janë pasja e nivelit shumë të lartë ose shumë të ulët të nivelit të sheqerit në gjak.

Rënia në peshë pa u përpjekur: Një rënie e peshës trupore që ndodh pa qëllim mund të jetë shenjë paralajmëruese e diabetit. Tek njerëzit që vuajnë prej tij, insuficenca e insulinës e ndalon trupin që të marrë glukozë nga gjaku nga qelizat e trupit që ta përdorin si energji. Kur kjo ndodh trupi nis të djegë dhjamin dhe muskujt për energji, duke shkaktuar rënie të përgjithshme të peshës.

Kruarje apo infeksione në organet gjenitale: Diabeti i tipit 2 mund të krijojë kruajre dhe parehati në organet gjenitale, si tek femrat, ashtu edhe tek meshkujt. Tek ata që vuajnë nga diabeti, nivelet e glukozës mund të larta jashtë normales, duke ulur aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Diabeti mund të shkaktojë gjithashtu nivel të lartë të glukozës në urinë, duke sjellë kështu edhe infeksione.

Plagë që shërohen me vështirësi: Plagë që duan shumë kohë për t’u shëruar shpesh janë tregues i diabetit. Nivelet e larta të glukozës në gjak të shkaktuar nga diabeti, mundet që në kohë të perkë nervat dhe të çojë në qarkullimin e keq të gjakut. Kjo e bën të vështirë për gjakun që nevojitet për të riparuar lëkurën, të arrijë zonat e trupit të prekura nga një plagë.

Shikim i turbullt: Mund të mos e dini, por diabeti i tipit 2 mund të shkaktojë humbje të shikimit dhe sipas ekspertëve është një prej shkaqeve kryesore të humbjes së shikimit tek të rriturit nga mosha 20 deri në 74 vjeç. Nëse sëmundja nuk kontrollohet mund të prekë enët e gjakut që ndodhen në retinë, që mund të çojë në rrjedhjen e tyre. Nëse kjo ndodh mund të shkaktojë një gjendje të njohur si retinopatia diabetike, shkaku më i zakonshëm i humbjes së shikimit tek ata që vuajnë./tvklan.al