7 të arrestuar, 15 të proceduar dhe 2 në kërkim. Ky është bilanci i policisë së Durrësit pas protestës së zhvilluar të premten në këtë qytet.

“Në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme përpara Bashkisë Durrës e më pas përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Shkatërrim i pronës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm”: G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M”.

“Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetas (organizatorë të protestës), dhe për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” 12 shtetas. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, e 2 shtetasve”.

Sipas policisë, këta persona kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për t’u shpërndarë dhe kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në qytet./tvklan.al