7 të arrestuar në Tiranë pas 4 muajsh hetime


7 të arrestuar në Tiranë pas 4 muajsh hetime

17:41 08/09/2021

Shtatë persona janë arrestuar, mes tyre edhe kryeplak gjatë operacionit “Kryezi”. Ndalimi i tyre u bë për shkak se janë kapur duke kultivuar bimë narkotike dhe posedonin armë pa leje.

Të arrestuarit sipas policisë së Tiranës janë Lulzim Cullhaj, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi, Gert Gjoshi, Xhemal Hidri. Pas 4 muajsh hetime u konstatua se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga kontrolli  i ushtruar në banesat e tyre dhe gjatë ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan si prova materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë, një pistoletë dhe një çifte. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet  të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.






Të ngjashme