Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë pas sulmit me thikë që ndodhi një ditë më parë jashtë ish-zyrave të redaksisë Charlie Hebdo në Francë.

I dyshuari kryesor është një 18-vjeçar me origjinë pakistaneze, i cili plagosi 5 njerëz. Mendohet se ky person nuk ka marrë pjesë personalisht në sulm por mund të ketë organizuar ose ideuar planin.

Sipas ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin, bëhet fjalë për një sulm me sfond fetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 në lagjen afër Bastijës. Dy persona që ndodheshin përballë memorialit të ngritur për viktimat e masakrës që ndodhi në 7 Janar 2015, u sulmuan me thikë, por tanimë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori më pas ka lëvizur në disa rrugë të tjera duke plagosur edhe 3 të tjerë të cilët po ashtu janë në gjendje të mirë.

Zona u  blindua totalisht nga policia, shkollat u mbyllën si pasojë e një pakoje anonime që mund të ishte vendosur pranë redaksisë.  Ndërkohë në Paris po merren masa edhe më të forta për mbrojtjen e disa objekteve kulti dhe simbolike.

Al Qaeda kohët e fundit ka lëshuar kërcënime të reja kundër kësaj gazete. Kërcënimet pasuan ku redaktorët vendosën të ribotonin karikaturat satirike të Profetit Muhamed në hapjen e gjyqit të disa personave të cilët dyshohen se kanë kryer sulmin terrorist në Janar të vitit 2015 ku humbën jetën 12 persona.

Aktualisht redaksia e “Charlie Hebdo” u largua nga adresa e mëparshme, sot ajo ndodhet në një vend anonim për njerëzit.

Tv Klan