7 të arrestuar për incidentet në Tropojë

7 të arrestuar për incidentet në Tropojë

08:52 19/06/2019

7 persona u vunë në prangat e policisë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Tropojë, ku u dëmtuan materialet zgjedhore në KZAZ Nr.9. Të arrestuarit janë A.G., 31 vjeç, I.M., 50 vjeç, N.N., 32 vjeç, H.Gj., 53 vjeç, B.P., 34 vjeç, A.G., 26 vjeç, A.G., 28 vjeç.

Personat në fjalë akuzohen për shkatërrim të pronës, kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik dhe dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor. Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë.

Ndërkohë, autoritetet policore proceduan në gjendje të lirë gjithashtu 5 persona për akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT