7 të arrestuarit e “Vjeshtës”

7 të arrestuarit e “Vjeshtës”

12:08 17/10/2019

7 të arrestuar dhe 3 në kërkim është rezultati i një operacioni të autoriteteve policore në Vlorë kundër narkotikëve, të koduar “Vjeshta”.

Të arrestuarit janë “Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, E. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë, D. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë, A. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë, A. V., 27 vjeç, banues në Vlorë, M. V., 22 vjeç, banues në Vlorë dhe R. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë”.

Operacioni në fjalë u realizuar pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore.

“Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë. Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë)”, thotë policia e Vlorës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabisi.

Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim./tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi