876 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Mbeten të larta shifrat e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit ka kryer 3512 testime, nga të cilat kanë rezultuar 876 raste të reja, duke qëndruar në të njëjtat shifra me një ditë më parë. Rastet janë të shtrira në të gjithë vendin, por më të shumta janë në Tiranë me 179 të infektuar të rinj e ndjekur nga Vlora me 72 raste dhe më pas vijnë Elbasani, Durrësi, Kavaja dhe Shkodra. Aktualisht janë mbi 27 mijë të infektuar aktivë në vend.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima, 4 prej të cilëve në Tiranë 1 nga Librazhdi, 1 nga Elbasani dhe 1 nga Lezha, të moshave nga 57 në 87 vjeç. Janë 1339 jetë të humbura nga virusi që nga nisja e pandemisë.

Në 4 spitalet Covid situata mbetet e njëjtë. Aty po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë raportoi për edhe 503 të shëruar duke e çuar numrin në mbi 45 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan