7 kanë humbur jetën nga stuhitë e fuqishme dhe tornadot që përfshinë pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viktimat janë shënuar në Tenesi, Misuri dhe Arkansas, ndërsa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive deri në Ohajo.
34 tornado kanë goditur këtë rajon që prej të mërkurës, duke sjellë veç përmbytjeve edhe shumë shkatërrime.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa zona. Dhjetëra mijëra abonentë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit. Ekipet e emergjencave po shpërndajnë ushqime në disa zona të izoluara nga përmbytjet.
Ekspertët thonë se vetëm gjatë këtij viti, territore të ndryshme të Shteteve të Bashkuara janë goditur disa herë nga tornadot, përmbytjet e stuhitë, një tjetër dëshmi e pasojave ekstreme të ndryshimeve klimatike.
Tv Klan