Të paktën 7 viktima u shënuan si pasojë e një sulmi ajror në rajonin e Kievit. Siç raporton Sky News, policia ukrainase tha se dy prej viktimave janë fëmijë.

Sulmi me raketa goditi një zonë të banuar rurale në rajonin e Kievit. Më herët në Kiev u dëgjuan disa shpërthime radhazi./tvklan.al