“Turqia të ulet në dialog ose do të përballet me sanksione”

Vendet jugore të Bashkimit Europian kërcënojnë Turqinë me sanksione, nëse nuk ulet në tryezën e dialogut me Greqinë dhe Qipron për ujërat territoriale. Por Ankaraja hedh poshtë kërcënimet duke thënë se është e hapur për dialog, vetëm se Greqia nuk duhet të verë kushte.

Liderët e 7 vendeve që lagen nga ujërat e Mesdheut, Greqisë, administratës greko-qipriote, Maltës, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë u mblodhën në një samit informal mbrëmjen e të enjtes me ftesë të presidentit Emanuel Makron.

Ata shprehën mbështetja e plotë për Greqinë dhe administratën greko-qipriote, që sipas tyre, po përballen me veprime konfliktuale nga Turqia. Nëse Turqia nuk pranon të ulet në dialog, sanksionet do të jenë gati në fund të këtij muaji dhe do të paraqiten në një samit të Bashkimit Europian.

Ministria e Jashtme e turke tha se fillimisht Greqia duhet të tërheqë anijet ushtarake që lundrojnë pranë sondës turke Oruç Reis që kërkon për gaz në detin Mesdhe. Po ashtu Ankaraja tha se Athina duhet të heqë dorë nga kushti dialogu të nisë vetëm kur të pezullohet aktiviteti kërkimor i kësaj sonde.

Tv Klan