Ministria e Shëndetësisë: U shëruan 12 pacientë

“Njëzet e gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fund.  Me këtë numri i të infektuarve është 285. Një pacient ka humbur jetën, ndërsa 12 janë shëruar”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në mëngjes në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 79-vjeçar nga Dibra. Pacienti është diagnostikuar pozitiv me COVID-19 më 23 Mars, kurse me situatë të rëndë shëndetësore është shtruar në Klinikën e Shkupit më 25 Mars. Me këtë numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë është 7 persona, kurse 12 të tjerë janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, deri sot në orën 12:00, shkon në 285.

“Virusi Covid-19 ka filluar të godasë Ministrinë e Brendshme. Të konfirmuar kemi 5 punonjës të policisë, kurse në Stacionin policor “Petrovec” ekziston një rrezik i mundshëm!”, ka shkruar në Facebook Zv/Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu. Ai u ka bërë thirrje punonjësve të policisë për ta shtuar kujdesin gjatë përballjes me situatën e krijuar!

Qeveria përmes Facebook, u bëri thirrje qytetarëve nëse kanë simptoma tipike të koronavirusit, si temperaturë, ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, të lajmërohen te mjeku i tyre amë.

“Ne kemi të njëjtin numër pacientësh të rinj çdo ditë edhe me një numër në rritje të testeve”. 20 mijë teste që janë donacion tashmë janë rrugës, plus 5 mijë teste që janë donacion nga laboratori i vendit.

Nga qeveria rikujtojnë se në funksion janë 14 qendra për testim në të gjithë territorin e vendin për marrjen e mostrave dhe ato tashmë janë publikuar në web-faqen “Termini im”. “Me këtë, praktikisht, në funksion i vendosim të gjithë, rreth afër 200 mjekë amë, të cilët do të përfshihen në procesin e diagnozës, por edhe në menaxhimin e pacientëve”, njoftoi qeveria.

Tv Klan