Rregulla të reja për lëvizjen nga shtëpia

Një tjetër person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Kosovë, duke e çuar totalin e viktimave në 7, ndërsa totali i të prekurve ka mbërritur në 377.

Në 24 orët e fundit ka pasur 15 raste të reja, mes të cilëve edhe një prej personelit të KFOR-it.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se prej 15 Prillit do të hyjnë në fuqi masa të reja të lëvizjes dhe qytetarët do të kenë mundësi daljeje nga shtëpia për 90 minuta, në një orar të përcaktuar nga numri i tyre në pasaportë.

Sipas njoftimit, ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore. Në 24 orë, policia arrestoi 76 persona për mosrespektim të masave.

Të martën do të mbahet një seancë plenare e Kuvendit për miratimin e masave ekonomike të propozuara nga PDK-ja.

Tv Klan