490 raste të reja, 7 qytetarë humbin jetën

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka patur një rënie të lehtë gjatë kësaj jave me 10%, krahasuar me rekordet me mbi 500 raste ditore që ishin në fillim të muajit. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë me dije se 24 orët e fundit janë zbuluar 490 raste të reja infektimi me Sars CoV2, gjysma e të cilave janë regjistruar në kryeqytet.

Tirana është vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit, me 6640 raste aktive, duke zënë 49% të totalit të të infektuarve në të gjithë vendin. 31 raste të reja janë zbuluar në Fier e Gjirokastër, 27 në Shkodër dhe Lezhë, 25 në Berat e 22 në Korçë.

Covid-19 ka shënuar gjatë ditës së fundit 7 viktima, një qytetare nga Vlora, 3 nga Tirana, dy qytetarë nga Durrësi dhe një nga Elbasani. Humbjet e jetës si pasojë e infektimit me koronavirus që prej nisjes së pandemisë arrijnë në 605.

Numri i pacientëve të shtruar në 3 spitalet Covid ka arritur në 378, 16 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive dhe 3 të intubuar. 93 qytetarë janë shëruar nga Covid, ndërsa numri i testimeve arriti në 2508.

Tv Klan