Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 552 testime, ndërsa janë regjistruar 45 raste të reja me COVID-19: Në Shkup-10, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-1, Tetovë-5, Gostivar-4, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-9, Probishtip-1, Berovë-5, Dellçevë-1, Kërçovë-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 86 pacientë të shëruar. Kanë ndërruar jetë 7 persona, dy pacientë nga Strumica (52 dhe 62 vjeç), një nga Dibra (54 vjeç), një paciente nga Shtipi (53 vjeç), një paciente nga Prilepi (66 vjeç), një pacient nga Koçana (66 vjeç) dhe një pacient nga Sveti Nikolla (23 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 16.780, numri i pacientëve të shëruar është 13.949, i viktimave 700, ndërsa për momentin shënohen 2131 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 176.017 testime.

Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar 333 pacientë, ku sipas njoftimeve 41 prej tyre janë me oksigjeno-terapi kurse nuk ka pacientë të kycur në respiratorë./KlanMacedonia