Mes pasgoditjeve, edhe dy të fuqishme me magnitudë 5 dhe 4.7

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Kroaci vijojnë pas shkatërrimeve të qindra ndërtesave, si pasojë e lëkundjës së fuqishme 6.4 e shkallës Rihter që trondi vendin mesditën e të martës.

Bilanci i viktimave është thelluar në 7 gjatë orëve të fundit, mes të cilëve një vajzë 12 vjeç që ishte shtruar në spitalin e shkatërruar nga lëkundjet në Shishak dhe një i ri 20 vjeçar. Me dhjetëra janë edhe të plagosurit.

Me qindra pasgoditje janë regjistruar pas lëkundes së fuqishme të së Martës. Magnitudën më të lartë e patë ato të orës 6 të mëngjesit të kësaj të Mërkure, njëra 5 dhe tjetra 4.7.

Qytezat e Petrinjës dhe Shishakut, të ndodhura rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit janë rrafshuar në pjesën më të madhe. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë të vjetra. Qindra banorë të frikësuar e kanë kaluar natën jashtë duke fjetur në automjete e çadra. Atyre që u janë shkatërruar shtëpitë, Vitin e Ri do t’a kalojnë në kontenierë, ndërsa qeveria ka premtuar rindëritmin e banesave brenda vitit, duke u mbështetur edhe tek premtimet për ndihmë nga vendet fqinje dhe Bashkimi Europian. Një lutje të veçantë për viktimat e tërmetit dhe për të prekurit bëri edhe Papa Françesku.

Tv Klan