Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Moravë të Beratit, ku një fëmijë është mbytur në lumë.

Viktima është 7 vjeç me iniciale N.P. Fëmija ka qenë duke u larë në lumin Osum dhe është mbytur. Alarmin e dha babai i tiuj, i cili ka njoftuar policinë.

Uniformat blu së bashku me banorë të fshatit gjetën në lumë trupin e pajetë të fëmijës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al