Mason Timmins është 7 – vjeçari i cili ka ndërruar jetë në krahët e prindërve të tij.

Vogëlushi është një tjetër viktimë e sëmundjes së meningjitit, mjaft e përhapur kjo në Britani.

Prindërit e tij Claire dhe Mark Timmins, kanë publikuar foton e cila tregon momentet e fundit të jetës së djalit të tyre, për të rritur ndërgjegjësimin mbi vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjes vdekjeprurëse të meningjitit.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë prindërve që të jenë vigjilent ndaj simptomave që lidhen me këtë sëmundje.

Ndërsa, për sa i përket fotografisë, znj, Timmis ka thënë:

“Ajo është mjaft tronditëse, por ajo që ne duam është që të ndihmojmë njerëzit për t’u ndërgjegjësuar”./tvklan.al

FERRARI PRESS AGENCY - 21/02/16 - Image of Mason Timmins, seven, his mum, Claire, 37, dad, Mark, 49. Mason's parents have released harrowing images of him after he died from meningitis to warn others to look for symptoms - SEE FERRARI COPY