Kate Middleton u desh të hiqte dorë nga thonjtë e saj me ngjyrë të ndritshme kur u bë gruaja e Princit William, pasi zonjat mbretërore lejohen të kenë vetëm thonj të shkurtër dhe manikyr të pastër. Për fat të mirë, shumica e grave mund t’i mbajnë  modelin e thonjve që dëshirojnë, por është e rëndësishme për të gjithë ne të kemi thonj mjaft të shëndetshëm për të bërë manikyr. Në fakt, thonjtë tuaj përveçse mund të tregojnë një pamje të bukur të dorës tuaj, mund të zbulojnë edhe gjendjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm.

Më poshtë janë listuar disa nga zakonet e përditshme që mund të shkatërrojnë thonjtë tuaj pa e kuptuar.

1. Ju përdorni llak flokësh shpesh.

Nëse jeni përdorues i shpeshtë i llakut të flokëve, mund të dëmtoni thonjtë e duarve edhe pa e kuptuar. Llaku i flokëve përmban deri në 50% alkool, i cili kur thahet mjaft mund t’i bëjë thonjtë tuaj të dobët dhe të brishtë. Ndërkohë që llaku rregullon flokët tuaj, ai mund të shkatërrojë thonjtë dhe manikyrin tuaj. Llaku mund të përdoret gjithashtu mbi rrobat tuaja për të hequr njollat e manikyrit.

2. Ju përdorni thonjtë tuaj si mjete.

Ne të gjithë i përdorim thonjtë tanë për të hapur kanaçe të pijeve të ndryshme ose për të gërvishtur diçka, por nëse po e bëni rregullisht, po i vendosni thonjtë tuaj nën një presion shumë të madh. Nëse po përdorni thonjtë tuaj për të bërë gjëra që nuk janë të përshtatshme, mund të shkaktojë trauma të lehtë dhe madje të shkaktojë ndarjen e thonjve tuaj.

4. Ju i mbani thonjtë tuaj gjatë.

Edhe pse i mbani thonjtë tuaj të gjatë për t’u dukur bukur, duhet të dini se thonjtë e shkurtër janë më të shëndetshëm. Thonjtë e gjatë lehtë mund të mbajnë papastërti dhe baktere dhe mund të përhapin infeksione. Edhe thonjtë e vendosura nëpër sallone bukurie gjithashtu mund të dëmtojnë thonjtë tuaj duke i bërë më të hollë dhe të dobët.

5. Lini manikyrin tuaj tek thonjtë më shumë sesa duhet.

Edhe pse ndonjëherë nuk keni kohë për të hequr siç duhet manikyrin e thonjve, ju rrezikoni të dëmtoni thonjtë tuaj. Ngjashëm me lëkurën tuaj, thonjtë tuaj mund të thithin substanca që aplikohen në sipërfaqen e tyre. Për t’i dhënë thonjve tuaj një pushim të nevojshëm nga manikyri,fillimisht duhet t’i pastroni dhe më pas të mos i lyeni për disa javë.

6. Vesh këpucë të ngushta.

Veshja e këpucëve me përmasa të gabuara jo vetëm që është e pakëndshme, por gjithashtu mund të sjellë probleme për thonjtë e këmbëve. Nëse këpucët tuaja shtypin shumë fort në thonjtë tuaj, kjo mund të çojë në trauma të thonjve dhe madje mund të shkaktojë ndarjen e thonjve nga mishi. Për të shmangur këto kushte, sigurohuni që këpucët tuaja të përshtaten mirë dhe lejoni që këmbët tuaja të marrin frymë.

7. Ju notoni në një pishinë.

Ndërsa klori ju mbron nga mikrobet dhe bakteret në pishinat, ai mund t’i bëjë thonjtë tuaj tepër të thatë dhe t’i irritojë ato. Nëse jeni notar dhe ju pëlqen të kaloni orë të tëra në një pishinë, sigurohuni që të vendosni një forcues thonjsh dhe një shtresë manikyrësh të pastër mbi të për të mos humbur lagështinë. Përdorimi i një locioni dore që përmban lanolinë do të mbrojë gjithashtu duart dhe thonjtë tuaj nga efektet negative të klorit. /tvklan.al