Hëna dikur pozicionohej më pranë Tokës, dhe ditët ishin më të shkurtra. Mendohet se 70 milionë vjet më parë kjo ishte panorama, të paktën duke u bazuar në analizat që janë kryer mbi fosilet e disa guackave.

Unazat e rritjes së guackave shpjegojnë ekspertët, ashtu sikurse ato të pemëve, bëjnë të mundur që të përcaktohet periudha në të cilën janë krijuar. Është arritur në përfundimin se 70 milionë vjet më parë vitit zgjaste 372 ditë dhe ditët mesatarisht 23 orë, duke patur parasysh se kohëzgjatja e ditës varet nga shpejtësia e rrotullimit tokësor,  që ndikohet nga graviteti i Hënës.

Gjithashtu analizat e guackave kanë nxjerrë në pah se temperaturat oqeanike ishin më të larta rreth 70 milionë vjet më parë. Mendohet se gjatë stinës së verës këto temperature ishin rreth 40 gradë Celsius ndërsa në dimër zbrisnin deri në 30 gradë. Ndërkohë që sipas studimit mendohet se hëna largohet në distancë nga Toka me një ritëm rreth 3.82 centimetra në vit.

Tv Klan