Denaj: Është koha për turizëm patriotik

Qe prej 1 Qershorit të gjitha bizneset që shërbejnë në sektorin e turizmit kanë hapur dyert për të pritur turistët vendas apo dhe të huaj. Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj ishte në Golem ku tha së mbështetja financiare për sektorin e turizmit nuk ka munguar.

Turizmi është sektori i cili është afektuar goxha nga mbyllja, ka shumë turistë të huaj të cilët kanë vlerësuar ndër vite jo vetëm shërbimin bukuritë por edhe investimet,  hapja e dyerve për sektorin e turizmit përballet me disa sfidën e kthimit të turistëve të huaj por dhe turizmi patriotik, ftesa është për gjithë shqiptarët që pushimet t’i konsiderojnë në Shqipëri”.

Për të mbështetur bizneset për shkak të dëmit të shkaktuar nga izolimi, qeveria ka aplikuar garancinë sovrane.  Deri më tani kanë aplikuar 700 biznese për një vlerë kreditimi 7 miliardë e 277 milionë lekë dhe janë aprovuar 419 aplikime.

Tv Klan