Një 71-vjeçar i cili u sulmua nga një aligator gjatë uraganit Ida është zhdukur. Kafshimi i aligatorit i kushtoi krahun, por akoma më e çuditshme është zhdukja e tij fill pasi bashkëshortja shkoi të kërkonte ndihmë.

Sulmi ndodhi jashtë shtëpisë së tij në Nju Orlins rreth pasdites të së hënës, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë.

Uragani Ida ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe aligatorët kanë nisur të jenë një kërcënim për njerëzit, pasi deri më tani kanë vdekur dy persona. Në një pikë, përmbytjet ishin aq të fuqishme sa shkaktuan ndryshimin e rrjedhës së lumit Misisipi. Moçalet e përmbytura janë një kërcënim për njerëzit dhe skuadrat e shpëtimit, pasi uji arrin deri në lartësitë e çative./tvklan.al