Të gjithë janë të befasuar të shohin Sadnën në martesë. Sulakshana inatoset kur merr vesh që Sadna ësthë vajza e Prakash dhe i thotë atij që djali i saj nuk mund të martohet me Ragnin. Sumitra pyet arsyen se pse ajo erdhi në martesë. E gjithë familja është e tensionuar. Ajo ndihet fajtore që vuri në rrezik martesën e Ragnit. Sumitra i kërkon ndjesë Sulakshanës. Kjo e fundit i thotë Prakash që do të pranojë martesën vetëm nëse Sadna do të jetë ajo që do të martohet me Punit ose nëse ata paguajnë 100.000 rupi. Prakash tensionohet.