MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut janë bërë 3.701 testime, kurse janë regjistruar 722 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 375, Prilep – 44, Kavadar – 35, Gjevgjeli – 29, Manastir – 25, Gostivar – 23, Tetovë – 22, Kumanovë – 20, Ohër – 16, Shtip – 15, Kriva Pallankë – 14, Negotinë – 13, Veles – 11, Strumicë, Strugë dhe Koçanë nga 10, Bogdancë – 9, Kërçovë – 9, Sveti Nikollë, Resnjë, Radovish, Berovë dhe Krushevë nga 5, Vallandovë – 3, Dellçevë, Probishtip dhe Demir Kapi nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 186 pacientë të shëruar. Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 9 persona. Bëhet fjalë për 4 pacientë nga Shkupi, (81 vjeç, 75 vjeç, 74 vjeç, 73 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Probishtipi (88 vjeç), Strumica (88 vjeç), Kërçova (72 vjeç), Kumanova (70 vjeç) dhe Manastiri (61 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 106.832. Numri i të shëruarve është 94.461, kurse i viktimave 3.185. Për momentin shënohen 9.186 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 540.725 testime për COVID-19.

Klan Macedonia