Para vdekjes së saj në moshën 84 vjeç në 1996, Baba Vanga thuhet të ketë parashikuar pandeminë e koronavirusit e cila filloi Nëntorin e kaluar në Kinë, ka shkruar express.co.uk

Virusi ka infektuar më shumë se 37.2 milion njerëz në mbarë botën dhe ka vrarë më shumë se një million.

Sipas medias së huaj DailyStar.co.uk, një grua e quajtur Neshka Stefanova Robeva, 73 vjeç thotë se e ka takuar Baba Vangën në vitin 1990 dhe ajo e ka paralajmëruar për pandeminë e Covid-19.

 “Halla Vanga e parashikoi pandeminë e Covid-19 kur e vizitova shumë vite më parë. “Neshka, Corona do të jetë mbi të gjithë” më tha por unë nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte, kam menduar se Baba Vanga po fliste për Rusinë. Tani e kuptova se ishte gripi kinez”, është shprehur Zonja Robeva. /tvklan.al