737 raste të reja pozitive në 24 orë

Vijon të jetë ende shqetësuese situata e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.  13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në 685 numrin e qytetarëve që nuk e fituan dot betejën me COVID-19.

Viktimat janë të moshave 54-82 vjeç. Pesë prej tyre janë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra

Këto 24 orë kanë shënuar një rënie të infektimeve ditore, ku pozitiv rezultojnë 737 qytetarë, 99 më pak nga një ditë më parë.

Kryeqyteti vijon të ketë sërish numrin më të lartë të infektimeve me 396 raste, i ndjekur nga Fieri me 54, Kavaja me  45 raste, Elbasani 34 dhe Durrësi me 32 raste.

I lartë mbetet edhe numri I të shtruarve në 3 spitalet COVID. Aktualisht me shërbim spitalor po trajtohen 443 pacientë, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Tv Klan