Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e kësaj të marte në Ndoq, aty ku 74 familje të prekura nga tërmeti i 2019-s, do të marrin banesat e reja.

“Afro 300 banorë të tjerë do të hyjnë në këto shtëpi, që nuk janë thjeshtë strehë, por edhe banesa në një komunitet, njësoj si në rezortet e atyre që janë më të kamur. Keni edhe parkingun, ashtu sikundër shumë shpejt do të keni edhe qendrën shëndetësore dhe kopshtin, çerdhen dhe patjetër që siç e dini dhe vetë, keni dhe tokën aty ku e kishit në shtëpitë që u prishën nga tërmeti”, tha Rama mes të tjerash në fjalën e tij.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj./tvklan.al