Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në pus mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Agim të Fierit rreth orës 11:35.

Viktima është 74-vjeçari me iniciale J.S., i cili u gjet i pajetë nga familjarët. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al