743 viktima në një ditë nga koronavirusi në Itali

743 viktima në një ditë nga koronavirusi në Itali

18:12 24/03/2020

Problematike situata edhe në Spanjë, 514 të vdekur në 24 orë

Tepër e lartë ishte shifra ditore e viktimave për këtë të martë në Itali. 743 persona ndërruan jetë 24 orët e fundit, shifra dytë më e lartë pas rekordit të së shtunës. Numërohen në total 6820 të vdekur. Vazhdon të reduktohet shifra e infektimeve ditore, që për 24 orët e fundit shënoi 3612 të prekur, rreth 100 më pak se një ditë më parë. Shifra totale e të infektuarve ka arritur kështu në mbi 54 mijë. Ndërsa mbi 8300 pacientë janë shëruar.

E dyta pas Italisë në Europë renditet Spanja për nga numri i viktimave. 514 të vdekur u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Në total numri i viktimave në këtë vend ka arritur në afro 2700. Mbi 40 mijë janë të infektuarit, të cilët shtohen nga dita në ditë në dallim nga Italia që marrë tashmë tendencën e rënies.

Me ritme të shpejta, koronavirusi po përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku të infektuarit kanë arritur në afro 50 mijë, ndërsa të vdekurit në 600. Presidenti Donald Trump u shpreh megjithatë kundër ashpërsimit të mëtejshëm të masave, të cilat sipas tij do ta çonin vendin në rrugën e sigurtë të recesionit, që do të shkaktonte shumë herë më shumë viktima.

Rusia ka raportuar ritme të ulta përhapjeje, ku numërohen aktualisht 472 të infektuar dhe 1 viktimë. Megjithatë në mediat botërore janë hedhur dyshime se shumë të prekur me koronavirus shpallen si të pacientë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mushkërish. Dyshime krijon edhe kjo video ku presidenti Putin vesh një kostum sigurie kunër infektimit.

Në Greqi ka arritur në 20 numri i viktimave dhe 743 ai i të infektuarve. Globi numëron aktualisht mbi 17.400 viktima dhe mbi 400 mijë të infektuar, 25% e të cilëve janë shëruar.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi