75 persona janë arrestuar deri tani për akuzat për pengim të zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore. Prokuroria e Përgjithshme informon se gjithsej në të gjithë kanë nisur 12 procedime penale.

Numri me i lartë i personave të prangosur është në Shkodër ku janë arrestuar 19 person. Më pas vjen Dibra me 12 qytetarë ndërsa në Mat, pas një hetimi të nisur rezultojnë 10 persona.

Numrin më të ulet të personave të ndaluar e ka Pogradeci me 2 persona dhe Tiranë me 3. Ndërsa prokuroritë e tjera të rretheve si dhe ajo e krimeve të rënda nuk hetime të tilla. Në datën 21 Qershor Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim ku të gjitha prokuroritë e rretheve kanë kaluar në gatishmëri.

Tv Klan