Veliaj: PD ka në program ato që ne i kemi bërë realitet

Kryeqytetit i janë shtuar 75 terrene të reja sportive e kënde lojërash në 5 vite, sipas kryebashkiakut Veliaj, i cili inspektoi fushat e reja të volejbollit, basketbollit dhe mini-futbollit tek ish-Fusha e Aviacionit.

“Është një lajm fantastik fakti që, parku 1 kilometër i Fushës së Aviacionit, i ruajtur me fanatizëm nga Edi Rama kur ishte kryetar Bashkie, sot është mobiluar, duke filluar me urbanizimin e rrugëve, blloqet e pallateve, çerdhen, kopshtin, shkollën “Dhora Leka”, por edhe sheshet rekreative”.

Veliaj u takua dhe me banorët e njësisë 7 ku foli për opozitën që sipas tij nuk ka asnjë ide.

“ Ne nuk na vjen keq, kur ata janë duke folur për bursën e energjisë, çështja është që e kemi bërë realitet vjet. Nuk na vjen keq që e kopjojnë, thjesht tregon se nuk kanë ide. Nuk na vjen keq kur thonë taksa 0.5 % për biznesin e vogël, po për cilin biznes e kanë fjalën se tashmë biznesi e ka zero taksën. Ata mirë që kopjojnë, por na kopjojnë edhe keq”.

Ndër të tjera, kryebashkiaku nënvizoi se PD shan oligarkët për të përfituar ndonjë gjë prej tyre, ndërkohë që në anën tjetër në programin e tyre është ulja e taksës për ta.

Tv Klan