Hapet gara, komplesi i pallateve përfundon brenda 3 vjetësh

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për të nisur procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi pallatesh në këtë zonë për strehimin e familjeve, shtëpia e të cilave rezulton e pabanueshme.

Në total rindërtimi në këtë zonë do të kushtojë 76 milionë Dollarë.

Gara do të bëhet me procedurë të kufizuar dhe ofertat e kompanive duhet të dorëzohen brenda datës 12 Tetor me qëllim nisjen sa më parë të ndërtimit të kompleksit. Afati i përfundimit të rindërtimit të kësaj zone është 3 vjet.

Tv Klan