Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Mësohet se janë kryer 649 testime si në laboratorët shtetëror dhe ata privatë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 46 raste, Fushë Kosovë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Vushtrri 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Drenas 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19./tvklan.al