789 qytetarë rezultuan pozitiv, 129 pacientë në spital

789 qytetarë rezultuan pozitivë me Covid 19 në 24 orë, duke shënuar një rënie të infektimeve krahasuar me ditët që lamë pas.

Ndërkohë, 7 qytetarë, 5 nga Tirana, 1 nga Fieri dhe një nga Kamza të moshave nga 59 deri në 83 vjeç nuk arritën të fitojnë betejën me virusi, duke çuar kështu numrin e viktimave që nga nisja e pandemisë në 3,312.

Krahasuar me një ditë më parë ka rënie edhe të numrit të pacientëve që marrin mjekim ne spitalet Covid. Aktualisht  të hospitalizuar janë 129 qytetarë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Qarku me shifrat më të larta të personave aktiv mbetet Tirana, e cila ka edhe numrin më të lartë të infektimeve ditore me 465 qytetarë.

32 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid-19 në Durrës dhe Lushnjë, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë dhe qytete të tjera me pak. Në gjithë Shqipërinë aktualisht janë 24,081 pacientë aktivë me Sars Cov 2.

Tv Klan