Ulen rastet e reja, 79 të infektuar brenda 24 orëve

3 persona nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, në 157.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90-vjeçar nga Elbasani”.

Ndryshe nga ditët e kaluara, gjatë 24 orëve ka një ulje të rasteve të reja me koronavirus. Nga 500 testime janë 79 të infektuar brenda një dite.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë”.

Lajmi i mirë nga dy spitalet Covid është se ka ulje të numrit të pacientëve që janë të shtruar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar”.

Një ditë më parë në spital ishin të shtruar 124 pacientë, 18 në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

69 qytetarë i janë shtuar listës të së shëruarve. Aktualisht në vendin tonë janë 2167 raste aktive me koronavrirus, ku Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve.

Tv Klan