Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer 1,192 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 79 qytetarë.

“30 në Tiranë, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë”.

Janë 463 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al