Numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit vijon të rritet në mënyrë dramatike. Të dhënat zyrtare flasin për 793 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një tjetër rekord ditor.

Numri i viktimave në total në Itali ka shkuar tashmë në 4 825.

Më shumë se 53,500 është numri i të infektuarve në të gjithë vendin, me mbi 6 500 të infektuar që prej ditës së djeshme./tvklan.al