Identifikimi biometrik i zgjedhësve drejt dështimit në disa zona zgjedhore, shkak mungesa e operatorëve teknikë

Identifikimi biometrik i zgjedhësve në 25 Prill rrezikon të mos realizohet në të gjjtha zonat zgjedhore. Pengesë për KQZ është bërë mungesa e operatorëve teknikë të domosdoshëm për rreth 5200 qendra votimi në të gjithë vendin.

Burime për Klan News konfirmojnë se deri më tani janë bërë 11 mijë aplikime në KQZ, por problemi më i madh është se një pjesë e madhe e aplikantëve nuk pranojnë të kryejnë detyrën larg zonës së vendbanimit.

KQZ vazhdon të mbajë hapur aplikimet, por procesin në rrezik e vendos gjithashtu koha e paktë e mbetur në dispozicion, vetëm 8 ditë, për trajnimin e operatorëve.

Ndonëse teknologjia i kushtoi 27mln euro shtetit shqiptar, nuk përjashtohet mundësia që në shumë qendra votimi zgjedhësit të identifikohen si në vitin 2017.

Klan News