“Basha të japë dorëheqjen si roja e derës. Të lejojë zgjedhjet”

Tha se nuk do të përfshihet në punët e brendshme të PD, por Presidenti në konferencën e tij për shtyp u përqendrua më së shumti tek protesta e 8 Janarit. Bëri përgjegjës për dhunën të dyja palët.

Meta publikon komunikime që dëshmojnë sipas tij që ka kërkuar që tëë shmanget dhuna. Por gjithsesi për Metën, konflikti është artificial dhe zgjidhja e vetme është që Lulzim Basha të njohe institucionin e zgjedhjeve të lira brenda partisë si e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.

Gjen shembuj për t’u ndjekur nga Basha dhe brenda selisë blu. Mohon që në protestën e 8 Janarit të jenë përfshirë njerëz të tijët. Meta di dhe kush e kërkon destabilitetin dhe dobësimin e opozitës.

Kreu i shtetit hodhi poshtë deklaratat e kryedemokratit Basha se opozita ishte bërë mburojë e tij, ndërsa nuk pranoi të përgjigjet nëse do të ketë një bashkëpunim me Sali Berishën pasi të lërë zyrën presidenciale dhe t’i kthehet politikës aktive.

Tv Klan