8 kandidatë për Gjykatën e Lartë

8 kandidatë për Gjykatën e Lartë

16:15 11/09/2019

Kualifikohen Theodhori Sollaku dhe Sokol Sadushi

13 nga 22 juristët e karrierës që kandiduan për tre vendet vakante në Gjykatën e Lartë janë skualifikuar nga gara. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka lejuar vazhdimin e konkurrimit vetëm për 8 kandidatë që plotësonin kriterin e 15 viteve punë. 

Nga këta 8 persona vetëm 3 do të zgjidhen për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Për të 8 kandidatët e kualifikuar KLGJ do të kryeje procesin e vetingut duke verifikuar pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi kandidatët do të zgjidhen dhe më pas emërohen nga qeveria e gjyqësorit.

Ndër personat që arritën të kalonin këtë fazë ishte ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm më një anëtar, Ardian Dvoranin, njëkohësisht Drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa KLGJ i ka dhënë zgjidhje përkohësisht ngërçit, duke caktuar gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit për çështje të caktuara.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT