Për të tretin vit radhazi të gjitha vajzat dhe gratë që udhëtojnë me autobusët e transportit publik në kryeqytet janë përballur me një surprizë të bukur. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me operatorët e transportit publik në Tiranë zgjodhi që me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të ofrojë udhëtim falas për të gjitha nënat dhe vajzat, një gjest modest mirënjohjeje për ato që mbajnë shoqërinë në këmbë.

Kështu çdo femër që ka hipur sot në urbanin e linjave të Tiranës, brenda për brenda kryeqytetit, ka udhëtuar falas, pa paguar biletë.

Po ashtu në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarr edhe nismën “1 pemë për nënën” nëpërmjet së cilës ka ftuar të gjithë djemtë dhe burrat e Tiranës që për dhuratë për nënat dhe të dashurat e tyre të mbjellin një pemë.